Dita e keqe!

Kultura

Dita e keqe!

Nga: Adem Bytyçi Më: 2 janar 2023 Në ora: 00:39
Adem Bytyçi

Çdo ditë t'keqe

E pret një ditë e mirë

Durimi është arma

Për t'i përballuar vështirësitë..

 

Njeriu sa më shumë

T'përballet me t'keqën

Aq më lehtë e lufton atë

Eksperienca ia mundëson shpresën

Për ta ndërtuar t'mirën 

N'vend t'keqës.

 

Po të mos ekzistonte e keqja

T'mirës nuk do t'dihej rëndësia.

E ardhmja e njerëzimit

Ka kaluar shumë mundimshëm

Për mes këtyre t'dyjave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat