Vetminë
e zura në mesnatë
E thikën e mprehtë
e mora
Po drita më reflektonte në sy
Më bënte mos me pa
e me u rrëmby
Po vendosa e i mbylla sytë
e therra vetminë
E drodha
E perdordha
E sytë hapur më mbetën
kah tavani
Ku një shpirt e çlirova
nga kafazi.