kur zgjohesh e rrin
e shalon mërzinë
kur zgjohesh e zbret
ruaju se rrëshqet
kur zgjohesh e ngjitesh
ruaju se mos vritesh
kur zgjohesh e ikën
jetes ia ke friken
e shalon mërzinë
kur zgjohesh e rrin
ruaju se rrëshqet
kur zgjohesh e zbret
ruaju se mos vritesh
kur zgjohesh e ngjitesh
jetës ia ke frikën
kue zgjohesh e ikën…
Nëpër
nëpër gurë e valë
mos e nxit një mall
nëpër valë e gurë
mos e ngrit një mur
nëpër stinë e vite
prite ëndrrën prite
nëpër vite e stinë
rrite dashurinë
mos e nxit një mall
nëpër gurë e valë
mos e ngrit një mur
nëpër valë e gurë
prite ëndrrën prite
nëpër stinë e vite
rrite dashurinë
nëpër vite e stinë…