Viti i Ri

Kultura

Viti i Ri

Nga: Sevdail Hyseni Më: 7 janar 2023 Në ora: 09:36
Ilustrim

Vit i Ri, o Vit i mbarë

Vjen e shkon me mërgimtarë,

Për t’na sjell shumë dhurata

N’tokat tona me barrikada.

 

Jo nga bora, qofsh me nder

Sepse dimrin e bënë verë,

Por, nga lavdi si gjithmonë

Fluturim qiellit me dron.

 

A e sheh, lum ti Viti

Si lakmia i korit...

Të dalldisur sikur cjap

I kërcejnë pelës prapë!

 

Pushtetarët sjellin dhunë

Opozita mbjell furtunë,

Si në rrugë dhe n’pushtet

S’kemi qarë sa 100 vjet!

 

Si s’u ngopën asnjë herë

Me të këqija e me sherr?

Ik  rinia, që na dhemb

Kemi mbet si qyqe n’rremb!

 

Ndaj ti Vit, o Vit bujar

Ki kujdes me ca zuzarë,

Mbaje mirë thesin në shpinë

Nuk e ke, pa mbërri n’Luginë.

 

Se nuk ke pastaj dhurata

Për liderët me kravata,

Që janë mësuar me hajni

Gëzuar qofsh, o Vit i Ri!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat