Në jetë i pata Tri Gra Besnike. Engjuj
Njëra më printe para, Rrugës:
E, Dy të Tjerat mbanin përkrahu.
Gji më dhanë me Dy shtama verë
Ringjallën nga Zonja Vdekje, në Korçë:
Pasmesnate, në Përrua: “Qafë-Thanë”.
Gji më dhanë: Dy shtama verë. Poezi…
(Pasmesnate ika në Prishtinë
dhe u njoha me Lady Di)
Gjatë, Manifestimit Kulturor pas lufte (1999)
I them mikut tim besnik F. C. (Organizatorit):
Sonte, nuk do të flej gjumë në Kaçanik.
Stërgjyshi, ku nëntë sahat u therë me thika
Po, do ikë në Prishtinë. Studime. Jetë Nate.
Miku, im: F. C. Në rregull, më thotë: Kujdes
E, ke të rezervuar Hotelin, mik në Kaçanik.
I përgjigjem: Sonte, dalë kaçak në Prishtinë
Jetë, Nate. Nëntë sahat, të therem me thika!
I hip Gjokut pullali. E shaloj Rrugës
Grykës Kaçanikut, ku Stërgjyshi bëri Luftë me thika.
Ika, në Prishtinë. Jetë, studentore. Nate:
I përgëzoj, Gratë e mia besnike, në Prishtinë.
E, kaloj NatëMadhen, në Prishtinë. Kryeqytet
Ditën, e Nesërme me Poetin Gani Xhafolli:
Edhe, Dita me Diell më gjen në “Milenium”.
Dy Cuca, rrinë në tavolinë. Përkarshi.
Njëra, çohet, dhe i thotë Gani Xhafollit:
Gani mos thuaj, se: ky është Kalosh Ҫeliku?!
Po. Përgjigjet: G. Xh: është, Kalosh Ҫeliku.
Mirë, Gani! Qe, sa kohë të lutem! Njohtosh:
Me Kalosh Ҫelikun! Librin, “Loja e Syve?!
Erdhi, Dita: po të njohtoj me Kalosh Ҫelikun
Është Ujku i maleve. Dhiareve Ҫelvjollvcës.
Që, natën zbretë nga Malet. E, Ditën:
Hanë, Cuca azgane. Dhe, poezi erotike...
(Budall organizëm
i Kalosh Ҫelikut)
Përditë, me Koronavirus. Pandemi
Masa të rrepta Qeveritare. Partiake:
Mos dal në rrugë pa maskë! Qytet!
Laj duart me sapun! Dy metra larg
Me Gruan besnike. “Parkun e grave”!
Mos pi raki rrushi! Dy shtama verë Di
Ha bukë Qyteti! Dhe, qofte te “Bleta”!
Brumë. Aspak, edhe mish viçi. Lepuri!
Izolohu, nga Familja! Miqtë e Penës
Dhe, “Parku i Grave”! Dëllinjave. Jeta.
U bëra kapës me masa Qeveritare
Organizmi, nuk donte ta pastroj Veten:
Kreditë. E mora pensionin 2.000 denarë.
Dhe, i bleva Vetes një Ibrik raki rrushi
Dihet, edhe Dy shtama verë Laydi Di.
Ditën e Nesërme, Pandemia më tha:
Tashti o Mik, më përcjell në “hale”!...
(Lufta Ime me Penë vazhdon
me hasmin e pabesë)
Ende, jam në Luftë me Penë. Mejdan
Dihet, me dudumët e pabesë, Kryeqytet.
Gratë e mia besnike. “Kurva” azgane:
Rrospitë meshkuj “Bit-Pazari”, në Shkup
Dhe, Dy shtamat me verë Laydi Di.
Lufta, edhe Sot vazhdon me Penë kaçaku
Ibrikët me Raki rrushi. “Kashikara” serbi.
Që, i nxorra nga brezi shqiptar. Përmejdani
Fushëbetejë. Dyluftim, hasmit të pabesë…
(Punemadhe më do Rakia e rrushit
dhe Laydi Di me Dy shtama verë)
Përditë, Zonja Vdekje më la me çaj rusi
I them: “Armik” e kam Koronavirusin.
Dua të më lajsh nateditë me raki rrushi
Edhe, prap nuk më do Xhadia për burrë.
Zonja Xhadi, me dy shami lidhur për brezi
Grua me Dy shtama verë nën Rrap. Hije.
Nuk më do mua si burrë, Poet rebel
Po, më do si hoxhë katundi. Kurvar.
Punemadhe. Më do rakia e rrushit
Dhe, Laydi Di me Dy shtama verë…
(“Parkun e Grave” e shpalla
“Zona e Lirë” e burrave)
Dhe, vazhdoj ta vras Veten nateditë
Me poezi erotike. Dhe, Gra besnike.
Rrospi meshkuj, të partive politike
Që, “afrojnë” Natë në Shtëpi Publike.
Nuk e di Nesër, si do ta vras Veten
Me poezi. Gratë e mia besnike, Apo:
Rrospitë meshkuj të partive politike?!
Përinat, do vras Veten: Me poezi erotike
Dhe, Gratë e mia azgane. Ende, besnike.
“Parkun e Grave”, e shpalla “Zona e lirë”
E burrave. Kundër dhunës ndaj burrave...
(Ecë Rrugaçe Vitin e Ri 2021
të pimë te “Parku i Grave”)
Jo, nuk dua verë. As, ibrikë raki rrushi
Dy shtama me verë të Mikes Laydi Di.
Përveç, Një Rrugaçe të çmendur. Shtëpi:
Dy Shamikuqe, lidhur për brezi. Egër.
Dy shtama me verë, rrëzojë në shtrat
“Armikun e pabesë”, ta vras një Natë!
Jo, nuk dua raki rrushi. Verë me shtama
I dua, Dy shtamat me verë të Rrugaçes!
Mbi kokë, lidhur me Dy shami për brezi:
“Armikun e pabesë”, ta vras në shtratë!...
(U ngrita nga Varri Laydi Di
ecë të pimë bashkë)
Moti kohë, me një Mike Nate besnike
Nuk pinim bashkë nën Rrap. Shkup.
Pasmesnate, e marr në telefon, i them:
Sot, u ngrita nga Varri. Ecë, pimë bashkë
E mbaj Besën. Ta kam dhënë, nën Rrap.
Përgjigjet Mikja: Me Ty kisha shkuar në Ferr
Nuk e di, se: Unë, jam në Varr. Parajsë.
Poet, i thua vetes. Rrugaç, i gjallë në Jetë:
Ecë, t’i zbrazim Shtamaverët në Parajsë!...
(Nuk e lash rakinë e rrushit
ajo më la mua si Poet)
Unë, nuk e lash Rakinë e rrushit
Armikja, më la Mua si Poet rebel.
Shkaku, se: E, tradhtova me Poezinë
Gratë e mia besnike. Kurtizane.
Nuk ka problem. Dhe, Gratë Besnike
Sot, më lanë vetëm mes egërsirave:
Ditën, te “Parku i Grave”. Mesdite
E, Unë desha të më lënë nën dëllinja.
S’ka problem: Më duan Partitë Politike
Gratë e mia besnike te “Parku Grave”.
Nuk i dua rrospitë në Shtëpinë Publike
Shtrat, me to ta kaloj Natën e Madhe.
Punemadhe, ende më do Poezia Erotike...
(E përcolla Natën
e pres Agimin)
Pasmesnate, zgjohem: flas jerm
Edhe, i turrem tavolinës punës.
Engjëlli mbrojtës, më pri para
Dy tjerat më mbajnë përkrahu.
Xhindet, që si fëmij më vidhnin
Mes Nanës dhe Babait. Shtrati:
Gjithë natën hudhnin mbi çatia
Majë lisave. Te Guri Zi i Ҫukës.
Sot, i varrosa mes poezive lirike
E përcolla Natën. E pres Agimin...
(Autobusi më harroi
te “Parku i Grave”)
Përmes ëndrrave, gjumë varri. Qetësi
Pasmesnate, vetë vijnë poezitë. Gratë.
Edhe, ende nuk di kush m’i përcjellë:
Babashehu. Apo, Nana. Dhe, Babai
Mes Dy shtamave me verë Laydi Di.
Qeveria, më dënon me masa policore
Duart laj me sapun! Mos dil pa maskë!
Dy metra, rri larg me Gruan Besnike:
Valle hiq, këngë te “Parku i Grave”!
Burg, me Koronavirusin, në karantinë
Edhe, tinëz ma vodhi Zanën e Malit:
Djemnushën. Dhe, Ashiken e Rrapit.
Moti, jam nisur për rrugë. BabaTomor
Autobusi, ikë. Udhëtar, më lë në rrugë:
Te “Parku i Grave”, Dy shtamave Mikes.
Dhe, një ibriku me raki rrushi. Pajtohem:
E pres tjetrin. Nesër, do të vijë në Shkup...
(E shaj Veten Sot
dhe lëvdoj Ty)
E shaj Veten Sot. Dhe, të lëvdoj Ty
Sesi, munde t’i bëhesh Nuselale:
Një Poeti të çmendur. Bohem rrushi?!
Gjithë jetën me Ty kalojë Ditë-Natën
Dhe, ende nuk gjeti shteg për në Liri.
Po, e shaj Veten Sot. E pabesueshme
Shkaku, se: Nuk kam as Nuse. As, Liri...
(Nuk ka më as Natë)
Dita na zgjon nga shtrati
Merr përdore, në rrugë.
Herë, na arratisë fushave
Maleve. Fluk, dorë më dorë.
Hipim e zbresim shkallëve:
“Sheshi Skenderbeu”. “Parku i Grave”.
Nuk ka më as Natë. As, Hënë...
(Përderisa shi i madh
bie mbi Qershi)
Përdrisa, shi i madh bie mbi Qershi
Stuhia i shkund pemët. Poezinë.
Unë, rrokem fytas me Natën:
Zogkeqin. Që, më këndon mbi Ҫati
Dhe, ia shkrep nëntë vargje. Poezi.
Babai, Zogkeqin e përzente me pushkë
Unë, në vend pushkës: shkrep, poezi...
(Kalosh Ҫelikun natën në ëndërr
e kafshoi gjarpëri Shullanit)
Kalosh Ҫelikun, natën në ëndërr
E kafshoi, dhe gjarpëri Shullanit:
Në gishtin e madh të dorës majtë.
E preu mishin. Dhe, e shtrydhi gjakun
Burri botës, e nxorri jashtë helmin.
I doli gjumi. Dhe, tha: Është, ëndërr.
Ditën e Nesërme. E dogji Gishtin e Madh
Kalosh Ҫeliku, Poet. Nuk e fshiu ëndrrën:
E vazhdoi zgjimin. Edhe, Ditën, e Nesërme...
(Kufomën Time ende
nuk e keni në Varr)
E keni pritur me vite: Ringjalljen Time
Në Shkup. Korçë. Dhe, “Qafë - Thanë“.
Kohën e fundit, “Armiku i padukshëm“:
Kaq e kaq të infektuar. Dhjetë viktima.
Mes tyre, dhe një Poet rrebel shqiptar:
Kalosh Çeliku, vdiq nga koronavirusi.
Edhe, atë: Me Dy shtama verë të Mikes
Po, kufomën, ende nuk e keni në Varr?!
Kaq e kaq, u shëruan. Vdiqën, në spital:
“Lani duart me sapun“! Teshjet me bërryl!
Distancë, mbani edhe me Gruan besnike:
Në verandë, hiqni valle me këngë erotike
Dalldisuni burra e gra besnike në verandë
Aspak, në kronikat televizive: LINDJE?!
Sotekësajdite, nuk me do Zonja Vdekje
Pashterkëkuqja: Nuse, ende pa koçi.
Nuk ka problem. Marrëzisht, e dua Unë:
Duartrokitje, Sot: Grave, të mia besnike.
Kufomën time, ende nuk e keni në varr!…
Padashtas u martova
edhe me Pandeminë
Në Jetë, pata Gra besnike. Azgane
Zoti, apo Nëna Parti m’i përcolli:
Pa Nuse në koçi. Krushq maleve.
Nuk ka problem. Hazdisur, fushave
Dhe, Gruas “armike”: Pandemi.
Nuk ka problem. Unë, i dua gratë
Edhe, ua kam parë “hajrin” në poezi.
Qoftë në komunizëm. “Demokraci”
Edhe Sot, me Pandemi pas porte?!
Lufta vazhdon, pa Gratë besnike
Me, Koronavirusin. Pandeminë!
Unë, pa to nuk do t’i kisha librat:
Zonjën Vdekje do ta marr për Grua,
Rrugaçja, Koronavirusi, Hënorja,
Burri Grave (poezi, autobiografike).
Shkaku, Grave të mia besnike: Rrugaçe
Padashtas, u martova me PANDEMINË...
(Bora nuk e kishte mendjen
Sot të vijë në Shkup)
Bora, asesi nuk e kishte mendjen, Sot
Tinëz, të vijë në Shkupin Historik
Pa Tri hojdodolet me shami për brezi:
Lidhur, mu, si te Marsi. Muaj i trëtë.
I çuditshëm, me erë. Shi, të vërtetë:
Stuhi, Breshër. Dhe, borë, në Bjeshkë.
Sot, kur, Tri Plakat me gjithë dhenë
Malit, dolën, në “pranverë”. Diellrreze
Me atë, këngën patriotike historike:
”Mullizeza zogjt i çeli, na marsh te keqen
Mars kaceli”… Edhe, këtë muaji Mars
E ngriu me të gjithë zogjtë e saj në fole.
Gjatë bisedës njëra nga plakat i ngriti këngë
Muajit Mars, duke i thënë se, tani dimrin:
E përzunë. Iku. Këngë i kënduan
Të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi
I ngriu me akull, mes maleve. Thonë, se:
Plakat janë ngurtësuar. Dhe, çdo vit në mars
Bie, shumë shi. Borë, shtatë ditë. e netë…
(Hajduti i celularit tim
që piu Raki Rrushi)
Ditë, kur kam pi Raki Rrushi
Edhe, nuk kam shkruar poezi:
Nata më zuri rob në Tavernë
Djali Vogël, më mori në shtëpi.
E kalova natën me Raki Rrushi
Ditën, më doli gjumi. Rakia.
Herët, e pash telefonin tim celular
Që, në Pandemi piu Raki Rrushi.
Dhe, pas një viti dola nga Pandemia
Hajduti e kishte vjedhur pijanecin?!
Nuk më erdhi keq për aparaitin
Po, keq më erdhi për numrat e:
Miqëve. Mikeve. Dhe, mesazhet.
Fotografitë e Laydi Di. Poetëve
Që, i bëra në përkujtimin e Poetit
Sami Velçani, me miq në Durrës...
(Qershia ime në kopësht
nuk e priti Dimrin)
Qershia ime e kuqe në kopësht
Nuk e priti Dimrin. Borën.
Mezi e kaloi Koronavirusin:
Pandeminë. Dhe, vaksinën
Që, ia dha Dielli. Vetë Natyra.
Qershia, u rritë në gjelbërim
Edhe, lindi një shportë qershia.
Nuk e priti Dimrin. Pranverën
E vrau Koronavirusi. Pandemia...
(Tri Nuse m’i shtinë në koçi dhe
te Pragu Shtëpisë vënë pusi)
Kurrë, nuk vëndosa unaza në gisht
As fejese. Dhe, as martese në kishë:
Katund. Dhe, Shkup. Prishtinë.
Amani, mos ta them. Edhe, në xhami
Edhe pse, si student në Prishtinë:
Nateditë rrugëve. “Gërmi”. Universitet.
Pesë gishtat e dorës i pata plot me unaza:
Gjarpër, Dy plumba, Simbol Vdekje, Zemër.
Dhe, tri bira plumbi në kokë. Sheshirin e zi
Me shkrimin: Kërkoj një Varr për të vdekur!
Gunën e zezë, deri në fund të këmbëve
Zingjirë argjëndi përqafe, gishta e duar.
Hajmalinë e Baba Shehut të Llagut në gji
Shqiponjën Dykrenare të Skënderbeut.
Atë: të Ismail Qemalit. Historisë përmbrapa
Që, i vinte tinëz edhe në Durrës: Dy-tri hapa.
Engjëllin Grua para: Dy të Tjerat përkrahu
Prinin, nateditë në Luftë me Penë për Liri.
Korzo, përpara “Bozhurit”, në Prishtinë
Herë pas here, dilja në të dy anët e rrugës:
Asaj Korzos, anës shqiptare. Dhe, serbe
Pranë “Bozhurit”. Drurit Kaloshit, në pusi.
Vitet, Sot: kanë ikur aq Larg. Ika, dhe Unë
Përshkak, të një pusie për Nuse Lirinë.
Ende, Sot: jam gjallë mes dy pusive:
Lirisë Prishtinës. Dhe, Xhadisë Shkupit.
Nateditë, m’i shtinë Tri Nuse në koçi:
Matanë Pragut. Tinëz, nën Rrapin Historik
Brez pas brezi, pas porte më vënë pusi…
(Nga Libri: BURRI GRAVE, Shkup 2021).