Populli dikur shpeshherë thoshte:
Ne po e mbjellim arën
dhe po e hedhim në tokë farën
Atë që do mbjellim, atë edhe do ta korrim...
Ara e mirë, por si duket është fara e keqe!
Ara na e rritë, na e bënë dhe na e shton farën
Dhe fara e krijon, shtonë njeriun dhe arën...
Thoshin dikur të urtit, të diturit dhe të mençurit:
"Arë e pa farë, apo farë e pa arë!"...
Nëna Mujës dhe e Halilit, që ishe sprovuar
djemve të vetë ku i këshillonte, dita-ditës
dhe, shpesh e u kishte thënë:
"Farë e fëlliqtë dhe keqe, biro ishit kanë!”...
Ne Shqiptarët paçim fat në të ardhmen
Dashtë Zoti e dalshim faqebardhë!
Thoshin dikur:Ari provohet në zjarr
Ndërsa, sëpata provohet në mal
Ndërkaq njeriu i mirë e burri fort provohet
në beteja të vështira dhe në luftë!
Ose kundërpërgjigja-(fjalë e kundërt dhe pyetja)
Që shtrohej shpesh here:Kush e koritë njeriun?
Përgjigja do të ishte e thjesht:Të fismin asgjë!
Ndërsa, të pa fismin, ose të pa njeriun;
lakmia për të pasur-përvetësuar kamjen
Mare, mori e bardha, Marë;
mbille, mbaje e ruaje mirë këtë farë!
Mare, mori e mbarë, amanet këtë arë!
Amanet këtë farë, për njerëzit e mirë e të mbarë
Me një dëshirë të madhe e porosi të qartë:Sa më i lartësuar dhe me faqe të bardhëMe një popull fisnik, bujar, trim e unita
Gjithmonë qoftë e daltë, Kombi ynë Shqiptar!...
Xh.H