Për letërsinë dhe shkrimtarët për fëmijë,Gëte thoshte se vetëm më e mira mund të jetë deri dikund e mirë për fushën e këtij krahu të krijimatrisë.
Poeti Gani Xhafolli dhe vargu i tij,ishte me tipare të veçanta,i gërshetuar me vargun me tone të melodisë,që shkon për shijen e lexuesve të vegjël.
Poeti Xhafolli e përthekoi tërë natyrën shqiptare,për fëmijët u sjellë nga një libër të gërshetuar me porosinë se,secili fëmijë është i madh,secili fëmijë ka mjaltë nën gjuhë dhe,në vargjet e pafund fjala poetike:s`ka fëmijë të vegjël...!
Libri me vjersha,,Zogjtë fluturojnë mbi lule, mori udhë nga Tirana dhe erdhi në Çikago në vitin 1984.Në Bibliotekën e qendrës kulturore kemi një seri të botimeve të letërsisë për fëmijë të botuara në Tiranë,ku përmes shtetit shqiptar erdhën kendej deti në Amerikën e largët.
Libri i poetit Gani Xhafolli(tashmë i ndjerë)e gjeta në sirtarët e qendrës kulturore në Çikago,ku pata një lexim të këndshëm të vargut të lirë dhe i veçantë në letërsinë për fëmijë në fund të shekullit të kaluar të këtij krahu të krijimtarisë në Kosovë.
Gani Xhafolli në letërsinë për fëmijë e bëri vargun e veçantë të poezisë në Kosovë,që i kalon kufinjtë tanë dhe shkon e bëhet pjesë e artit për fëmijë në truallin europian.
Gani Xhafolli asnjëherë nuk e mbajti ,,orën mësimore,,të një trajtshme,por krijimtaria e tij ishte larmishme kur e kur përthekonte me forcën e artit tërë florën dhe faunën me temën bosht:rrita e fëmijve shqiptarë nën qiellin e Kosovës tonë.
Libri me vjersha ,,Zogjtë fluturojnë mbi lule,,u botua në Bibliotekën Pioneri dhe të redaktuar nga poeti Odhise Grillo në Shtëpinë Botuese ,,Naim Frashëri,Tiranë,1984.
Çikago,4 janar 2023