...mbrëmë këndova
Urave tingëlluese
Dhe bota
Këndoj me mua
Mbrëmë këndova
Edhe për ty
Që zgjodhe t`mos jesh
me mua
Ashtu krejt e heshtur
Por kënga u dëgjua
Unë mbrëmë këndova .....!
SHKO MË THUA
Shko
E thua
Por mua më duket
Sikur Mirëseardhje
më uron
Të lutem shko
Por afër dua t`kem
Stinën ta jetoj me ty
Me mijëra herë
E kishe thënë
Të shkoj më thua
Sikur më uron
Për natë të mirë.