Shqipëri, o vendi ynë
vendi i shqipeve ku aty rrinë
Kurorë alpesh e kurorë Kosove
Ti je mrekullia vet, ti je rreze dielli!
Natyrë peizazhe, bukuri e rrallë...
Të çmallemi në ty e me ty, jo rrallë
por përmallë, gjeri sa të jemi gjallë...
Të dukem si në më të mirën përrallë!
Ndjesi dashurie e lumturie;
Perla, bukurie e Shqipërie
Histori e shkruar pë një komb përrallor
Për Pellazgët, Ilirët e Dardanët
Popullin, Heronjët e luftëtarët hyjnor...
Prandaj, përsëri e përsëri, si vet kjo histori…
Te ti do të vimë, e me shqipet do të rrimë…
Gjersa do të jemi në jetë e përjetë të gjallë:
Shqipëri je yll, je qiell, je det, je Zoti ynë;
Je diell, je vendi ynë, dhe je tokë e jona e rrallë!...