Tenori Ramë Lahaj ndau skenën me Alvarez dhe Karahan në Turqi. Lahaj, si një ndër tenorët më të njohur në skenën e operës, ka qenë pjesëmarrës në koncertin “Tre tenorët” së bashku me Marcelo Alvarez dhe Murat Karahan në Gala Koncertin e organizuar nga Orkestra Filarmonike “Limak” për Vitin e Ri në Ankara dhe Stamboll.
Përmes postimi në Facebook, Lahaj ka folur për eksperiencën e tij në këto dy koncerte.
Ai shkruan se ndjehet i privilegjuar që ka ndarë skenën me një ndër tenorët më të njohur dhe inspiruesit e tij, Marcelo Alvarez, dhe me mikun e tij, Murat Karahan.
“Privilegjin për t’a ndarë skenën me njërin prej atyre që me ka inspiruar gjatë fillimeve të mija, si Marcelo Alvarez i cili i ka dhënë shumë botës së Operas dhe mikut tim, Tenorit brilliant Murat Karahan që është edhe krenaria Turke, janë eksperienca krejt unike që vijnë rrallë herë në jetë”, ka shkruar Lahaj.