Në mua tani dielli lindi
Aty ku rriten shumë lule
Shpirti e don vetëm paqën
Në mua është edhe perëndimi
Libri më faqe shumë
Ku rrjedhin vargjet si lumë
Kënga më plot dashuri per ty
Në mua flen edhe ti
Në mua lindi edhe hëna
Kur iku në shkrimet e natës
Mendoj se si të pikturoj nesër
Brusha ime kurrë nuk të harroj
Në mua është edhe një fëmijë
Sa ëndrrat i shoh me ty
Dua të shkoj të bjeshka ime
Apo dua edhe një herë të lindi!
Gjaku im
Burbullon si ujët e vluar
Prap sillesh në vendin tënd
Nuk shterresh asnjëherë
Sikur burimi i lumit drin
Vallëzon si valët e detit
Kur era fryen ngadalë
Turbullimat nuk i duron dot
Ngrihesh me vrrull në këmbë
Prap qetësohesh në shtrat
Sikur në dashurinë e parë
Frymën ta dëgjoj më lehtë
Mu si gjaku im i nxehtë
Pusho shpirt ngadalë
T'a këndojmë këngën tonë të parë
Vallën e lozim së bashku
Sikur damarët e gjakut tim.