Po vdiqa
Shkruaje një poezi për mua
Ma vendos epitaf të varri
Ta lexoj edhe kur bie shi apo bie bore
Ta lexoj edhe kur rrezitë dielli
Edhe kur ndriçon hëna
Kam një dhembje koke
Nuk e di nga se e kam
Sytë i kam të perlotur
E malli po më djegë
Dhemb zemra e dalë jashtë krahërori
Për të gjetur ty
Në labirinthin e dashurisë
Shpirti qanë me dënesë
Syri verbohet dhe zhytet në terr
Veshi shurdhohet dhe zhytet në heshtje
Dashuria është e pamëshirshme
Duart më dridhen
Këmbët nuk më mbajnë
Dashuria qenka edhe barrë e rëndë
Mbi shpinë
Por edhe fresk i mbrëmjes verore
Po vdiqa
Shkruaje një poezi për mua
Ma vendos epitaf të varri
Ta lexoj edhe kur bie shi apo bie borë
Ta lexoj edhe kur rrezitë dielli
Edhe kur ndriçon hëna.