Kur plagët rridhnin gjak,
toka digjej flakë,
bora skuqej nga gjaku i njomë,
pak kush e ndjente plagën tonë,
kur bota mbyllte sytë n ‘përballje më egërsirën
që nuk ngopej me mishin e njeriut....
Diku në malet e Kosovës,
një sy shqiponjë, vrojtonte dhe zogjve të hekurt,
porosi ju dërgonte....
Janari i acartë tregonte dhembët,
n’Reqak bisha te egërsuara zbarkonte,
eskortë e vdekjes i thonin,
vrisnin me pa ndalë,
lugjet i bënin lum gjaku...
Syri shqiponjë nuk duronte,
urdhër gjenerali lëshonte,
zogjtë e hekurt drejt tokës,
eskortën e vdekjes shkatërroni...
Qielli po dukej ndryshe,
zogjtë e hekurt mbi eskortën e vdekjes qëllonin,
buzëqeshja e ndrydhur po shkëlqente,
në fytyra të zbehura,
dita po ofronte...
Për njerëzit e vuajtur të tokës Dardane.
Falënderim dhe mirënjohje për mikun e madh,
me sy shqiponje,
ata që e harruan dhe nuk e nderojnë,
nuk e kanë vendin në Dardaninë tonë....