Këtu prehem unë, në përjetësi,
që jetën e desha si çdo njeri.
Më mori shtriga vdekje që sjell lot,
më ndau nga familja, miq e shokë.
NËNA
Pse ike bir, klithi zemra e nënës,
ti ishe për ne frymarrja jonë, o jetë.
Sa të jem gjallë nga mendja nuk të heq,
shpirti nënës, bir, o dritë! - të thërret.
GRUAJA
Ti ishe shpresa, gëzimi, fati im,
në rrugën e jetës të ecnim bashkë.
Pse ike, më le vetëm, në dëshpërim,
tërë jetën do të thërras: - O ylli i artë!
DJALI
O Babi, ku je? – më shkojnë lotët lumë.
kam mall për ty, të dua shumë.
Pse s’më përgjigjesh, por veç hesht.
Të premtoj, do t’bëhem i mirë në jetë.