Në jetën tonë gjithnjë, o Kryetrim,
Me vëllezërit dy jubile kemi kremtuar!
Pesë shekuj pas rënies në amshim,
Fëmijët me emrin tënd i kemi pagëzuar.
Edhe pas njëqind shekujve që vijnë,
për stërnipërit do të ketë jubile.
Përkrenarja me shpatën fort do të ndrijnë
Dhe n’krye të trimave do t’jesh Skënderbe!