Edhe vitin tjetër, sërish do të ulemi bashkë
Mbi stolat që heshtin në amfiteatrin e jetës
Sa do të gëzohen për ne zogjtë gushëbardhë
Se ata sa vijnë fshatin e lënë pa fjetur .
E ne fëmijë ishim dje, por u burrëruam
Fëmijë u bëmë sërish pa dhëmbë në gojë
Pas një shekulli e një viti na dolën rrudhat
Fjalët e hedhura mbi zanore në erdhën në kohë.
Do t’i herrim me tehun e mendjes dhe jetës që prekim
Me syza katërshe pa llogaritës, pa numëratorë që heshtin.
Vitet e ikura do t’i përkëdhelim me tëmthat e shpirtit
Gjithë ato vite që i bartën me zor kaliqafë, kacavjerrë
Nëpër këmbë e nën sqetulla zhpeshherë i zvarritim
Nëpër dekadat e plasaritura kur do të jemi më të vjetër në jetë
A do rrimë sërish bashkë me këta baballarë
Nën amfiteatrin e kësulave plot me borë të bardhë??