Ishte e thënë dhe lëre
Mos nxjerrë lotë dhe pse zemra loton
Mos u lut , mos përgjëro
Lëre ashtu thjeshtë le të shkojë .
Nuk ishte për ty dhe lëre
Rrugën vazhdo si dielli që lind
As ai nuk është I yti
Dhe ti këtë e di mirë.
Lëre të shkojë sepse ashtu do
Mos iu lut dashuri mos kërko
Lëre të lirë rrugën të vazhdojë
Nuk ishte për ty vetën mos lëndo.
Ajo që e jotja është ,do të ndodhë
Do të vijë në kohë pa kohë
Pritë mos loto
Duaje fortë kur të përqafonë .
Ëndërroje, duaje, dëshiroje
Pranoje të lirë si të erdhi
Ajo që shkoi lëre, harroje
Caktimin tënd me zemër shtrëngoje.
Blertë
Blertë Tmava Veselaj
Zonja e detit
Aromë deti ka rreth saj
Zonja e detit të gjithë e quajnë
Me forcën që në zemër mbanë
Edhe detin në mes e ndanë.
Një rrugë për vetën e krijon
Lehtë mbi valët rrugën merr
Nuk ka gjë që e ndalon
Flokët lehtë valvitë në erë.
Ndojherë roje I bënë detit
Netëve të qeta pa agim
Dhe ndonjëherë e çel mëngjesi
Pranë dallgëve plotë tundim.
Hijeshia e saj mahnitë dhe detin
Ndaj aromën I falë gjithmon
Me aromë e dehë njeriun
Nuk është sirenë por zonjë e rrallë.
Të gjithë duanë të dinë për të
Por ajo mbanë në dry sekrete
Vetëm detit ia beson
Zonja e detit më kot nuk i thonë.
(Për femrat që përballojnë sfidat me buzëqeshje