Nuk ka popull më t'pa fat
Se ay popull që e ka memorien sakat
Dhe politikanët shkurtpamës.
Popoulli që ka vuajt shumë
Vuajtjet i harron shpejtë
Për shkak t' memories sakat
Deshirës t'çmendur për pushtet
Nuk ka si mos t'ju përsëriten vuajtjet
Dhe tragjedit aq shpesh.
Deshëm e s'deshëm për ta pranuar
Njëri ndër poujt n'rajon
Jemi edhe ne shqipëtarët
Që e kemi memorien sakat
Jo vetëm gjenocidin e fundit
Por edhe dy gjenocide tjera
Nga shteti i Serbisë
I kemi harruar
Për shkak t'fajit
T'shtetit të Shqipërisë
Për mos paditjen
Për gjenocid kundër shqiptarëve
T'shtetit t'Serbisë..
Një popull që e ka memorien e shëndetshme
Krimet kundër tij i fal
Por kurrë nuk i harron
Sepse n'kundërtën
Historia e harruar
Tragjedit dhe vuajtjet kundër një populli
Përsëri i vënë n'funksion.
Evropa e cila krenohet për demokraci
Dhe mbrojtjen e t'drejtave dhe lirive t'njeriut
Për gjenocid kundër shqiptarëve
Asnjëherë nuk e ka ndëshkuar Serbinë.