Plot labirinthe është kjo jetë
Me ulje e ngritje si valët e detit
Herë me qetësitë e Titanikut
Me shtigje e me dalje nëpër purgator
Herë me lot e me gëzime...
Me të gjitha këto tallase të jetës
Ti prapë je e bukur jeta ime
Pas një natë të errët do vjen një tjetër ditë
Dielli na ngroh me rrezet e tij
E jeta merr një tjetër kuptim të ri
Nëpër kopshte mëkatesh hyjmë
Vallëzojmë me ritmin e dashurisë
Me dritën e diellit bëhemi drita e tij
E në mbrëmje kur bie errësira
Yjet zbresin e na shkëlqejnë këtë natë
Dhe ne ngritëmi edhe mbi re të bardha
Për ta ngritur të vetmën gotë të dashurisë
Që diku është stolisur me notat e pentagramit
Në simfonitë e Betovenit aty gjendet vrgu im
Ah si nuk u bëra një ditë pakëz poete
Të kalëroj me kalorësit donzhuanë
Nëpër secilin cep të shqipeve të mia
Ndoshta do të ndaloj tek Romeu e Zhulieta
Të marr pak nga romancat shekspiriane
Dikush do më thoshte se janë ëndërra të jetës
Por aty ku ka ëndrra ka edhe jetë të vërtetë.