PLAGA JONË TË TJERËVE S'U DHEMB
Çdo ditë lexon shkrime të ndryshme
Ndëgjon e shikon lajme e analista koti,
Që për një qindarkë
E shëmbin dhe kalanë më të fort në botë.
Çdo ditë për çudi
Lexon e shikon
programe live e lajme nga tereni,
A e ndëgjove çka tha, mirë ka ka thënë
Filani nga europa apo ai larg nga kontinenti.
Në gjithë këtë katrahurë
E në gjithë këtë kohë tranzicioni,
Secili mundohet ta ul tjetrin
E me fjalë sa më shumë tjetrit t'ia kalon!
Por e vërteta se pranon këtë gjendje tmerri
Duke e ulur tjetrin e kombin,
Të tjerëve tu bëjmë nder,
Por ta therrasim mendjen
Të kemi dhe përgjegjësi çdo herë .
Se askujt tjetër në botë
Plaga jonë s'i dhemb,
Në daç të jetë mik i mirë e i vërtetë
Apo dhe armik që vërtet na urren.
Pa egon se "unë jam i pari"
Dhe me zërin e arsyes,
Ta fillojmë këtë vit të mbarë
Në të mirë të gjithë shqiptarisë.
Se plaga jonë shekullore
I ka rrënjët thell,
Dhe me fjalë boshe
Nuk shërohet asnjëherë.
Vetëm të bashkuar
Si në kohën e Skënderbeut
Do jemi më të fort se kurrë
Dhe mbrojtja e vetme e atdheut.