Me vuajtje të tmerrshme vërtetë
e mbylli edhe kopertinën e fundit të enciklopedisë së dhembjeve jetë;
Lufta e parë botërore
Me gjithë barbarinë
Para se të vinte në jetë
Ia vrau gjyshin përrallën dashurinë.
Lufta e dytë botërore
Pamëshirshëm e me shumë mizori
Ia ndali përgjysmë rritën e la jetim
Ia vrau babanë dhe të dashurën fëmijëri.
Lufta kjo e fundit
Fëmijët dashurinë e shpirtit ia treti nëpër botë
Në ankth e pritje në vuajtje e dhembje mallplot
As edhe me pak rreze të lirisë
Nuk mundi t’i shërojë plagët
nga ndarja e shpirtit të dashurisë
Në vuajtje e dhembje përtej durimit Kërcënuar me frikën e ankthtë të trishtimit Kurrë s’e humbi shpresën e besimit:
Në dritën e diellit në fuqinë e bashkimit
Dhe ashtu duke vuajtur ngadalë e qetë
e mbylli enciklopedinë e dhembjeve - jetë
Po syhapur iku në botën e amshimit
Me dëshirën për të parë dritën dhe diellin e marrëveshjes dhe të bashkimit
26.01.2022
Rizah Sheqiri
Fjala e fundit e babait
___________________
Babai im heret si fëmijë mbeti jetim
U mbshtoll në vuajtje në vetmi e pikëllim
Që ta përballonte luftën e egër ashtu vet
U detyrua të mësojë shumë në shkollën jetë
Dhe në kopsht mbolli e shartoi shumë pemë:
Dimrave të egër në degët e tyre bëri shtëpiza - çerdhe zogjsh
Pranverave pemët u mbushën me lule e nektar për bletë
Verës kur bënte vapë të gjithëve u ofronin pushim nën hije
E vjeshtave të gjithë të gjallët i shijonin frutat e tyre me shije
Babai im gjatë gjithë jetës na dha këshilla për mirësi
dhe në ndarje në fund të jetës na e i la këto porosi:
Gjithë të uriturve kushdo e kudo qofshin pa dallim në emër
deri sa të ngopen jepuni aq sa keni bukë e kripë e zemër
Për të lodhurit e të eturit që të shuajnë etjen e urinë
hapni kroje që rrjedhin e s’shterrin kurrë në asnjë stinë
Urtësinë durimin mirësinë respektin miqësinë...
Kultivoni e lartësoni gjithmonë e gjithkund
Duajeni dhe ruajeni përjetë dashurinë!
Fjalët lamtumirëse që na i tha në fund.
1.2.2022