Ne bijtë e shekullit të vjetër
e ënderrimtarët e shekullit të ri,
lindëm, u rritëm u plakëm e do vdeksim - në varfëri.
E varfëria, që thithë dhe pikën e fundit të gjakut,
nuk i ka hijeaskujt, as të riut e as plakut!
Varfëria është sëmundje, është mjerim,
sa gruan e la të ve
e sa fëmija mbeti jetim.
Na bijtë e shekullit të vjetër
e ënderrimtarët e shekullit të ri,
e keqja përsëritet
troket në portat tona përsëri.