Të përqafoj me freski vese mëngjesi
Në atë fllad që vjen nga ai afshi yt,
Me ndjesinë e çasteve me ty këtë ditë
Të përqafuar e t’shtrënguar në gushë e në fyt.
Dashuri prej vitesh e ngulitur n’brendi
Sikur qiellit drita që përshkon kaltërsitë,
Në zemrën time ësht një e madhe ndjesi
Dhe i dua mëngjeset kështu për ç’do ditë.
Si valët e detit kur përqafojnë brigjet
Ma atë njelmësi uji buzët i freskojnë,
Si uji i ujvarës rrëpishëm bie nga shkëmbi
E në fund të pellgut së bashku dashurojnë.
Sikur era maleve furishmem kur fryen
Nga dallgët e saja lisat i bën tok ,
Dhe blinajave me shpejtësi ajo kur bie
Me erë dashurie në ç’do vend kundërmon..
Enver Sahiti