Paga dhe koeficienti
Vendime historike
Nga sot do marrim
Monedha metalike
Edhe presjet dhjetore
Tash e gjetën vetën
Me mbarimin e muajit
Do e trashin kuletën
Asgjë nuk shkon huq
Puna e natës do matet
Së shpejti të ndërrohen
Të gjitha bankomatet
Ne jemi më ndryshe
Nuk jemi qeveri e vjetër
Juve monedhat metalike
Neve monedhat në letër
Kështu sot foli e foli
Një alamet deputete
Por nuk e zuri në gojë
Koeficientin për vete.