Me vet emrin e veprën tënde të çmuar, Mira jonë
Je, ishe e do të mbetesh gjithmonë një ikonë
Në jetë e për jetë, më e mira, më bujarja, më fisnikja
Më e madhërishmja, dhe më e dëlira, në jetën tonë...
Në zemrën time gjurmë ke lanë, e vend ke zënë
Si një njeri e shenjtë dhe e shtrenjtë, o nënë!
Emri yt identifikon, përfaqëson e simbolizon çdo gjënë...
Je e ngjashme me një mbretëreshë e një luaneshë
Si një simbiozë; me tokë, diell, qiell, det e hënë!
Nënë imja, më së shumti në botë të doja...
Tani sa do të dua, që përsëri të kem pranë;
që të shoh e ti puthë edhe një here, duart tua;
Si dhe faqet bashkë me fyt, dhe me te dy sytë;
Dhe të ti lyeja flokët tuaja me kanë, o nënë!
Ndonëse, jetim me ty jetova e mbijetova...
Ngaqë baba herët kishte ikur, nga kjo botë
Na kishte lënë si të mjerë, o nënë
Për këtë isha e jam i vetëdijshëm tërësisht
Që ishe e mbete gjithmonë për mua, si një zanë!
Ndonëse edhe tani i pa plotësuar, i pa ngopur me ty
Ju ishit ajo, që më fale mua, më dhe jetë, dritë e sy
Me shumë mund sakrificë, dhe më së shumti dashuri...
Nëse unë ndonjë here në jetë, të harroj ty?
Mu shteroftë zëri e mu verbofshin dy sytë!
Emër më të shenjtë e më të shtrenjtë
Kurrë më në këtë jetë, si ty nuk kam me gjet
Dhe nuk do të ketë më pas, një nënë të dytë!