T’ Evropës dhe Serbisë
Përhapet trishtueshëm
Gjithandej:
Një pjesë
Territorit t ‘Dardanisë.
mbulojnë retë e zeza
T' serbo -sllavisë
Veriu i Dardanisë
Rrezikohet për tu ndarë.
Pa t' cilën Dardania
Përjetësisht e ka t' vështirë t' frymojë
Dhe ta ndërtojë t' ardhmen që e meriton
Për t' cilën ka derdhur një det gjak.
Për tw qenë e lirë
N' twrë teritorin e saj.
Kësaj radhe si çdo herë
Evropa edhe pse na premtojë
Ma n' fund agresorin e ndihmojë
Viktimën e ndëshkojë
Dardanisë pjesën
Ma vitale insiston
Për t'ia ndarë
Për ta lënë për gjithmonë
Një shtet jo funksional
N' twrë territorin e saj.
Shqiptarët përderisa
Vazhdojnë t ‘mos jenë t ‘bashkuar
Edhe pas kaq shekujsh
Padrejtësitë historike
Vazhdojnë t'i ndjekin pas
Duke ua lënduar
T' ardhmen që e meritojmë
Për t'i hapur dyert Evropës
Për civilizimin e t' cilës
Kanë dhënë shumë.