Po s‘gjenë vend mirësia,
vështirë shpëtonë Shqipëria…
Po s‘u ngritë jehona,
vështirë shpëtonë Kosova…
Me shumicë analistë e opozitë,
po e prejnë vehtën me thikë
djemtë e vet për inati t’resë,
t‘gatshëm janë n’flakë me‘i ndezë…
Jo s‘bëjnë unitet,
për t‘forcuar tani shtet…
Dojnë për t‘qenë t‘parë,
me asociacion aty për t‘ardhë…
Keq po i bëjnë sovranit,
për shije t‘sahanit…
Qofshinë shërbëtorët t‘marruar,
veprojnë popullin për ta përvëluar…
S’janë bashkë opozitë e pozitë,
as te miqtë tanë n‘Amerikë…
Shkojnë, jo Serbinë për ta ngushtuar,
po, qeverinë e vetë dojnë për ta rrzuar…
Derisa t‘vazhdoj kështu,
populli ngulitet n‘hu…
t‘tillë faqezi,
ujtë po e çojnë n‘Serbi…
Po s‘bëmë për t‘mirë hap,
mbërenda Serbinë e kem prapë…
Tradhëtia kur bartë flamur,
armiqtë s‘ngopen kurrë…
Po s‘gjenë vend mirësia,
vështirë shpëtonë Shqipëria…
Po s‘u ngritë jehona,
vështirë shpëtonë Kosova…