Në Kuvendin serb,
Valët e tërmetit,
Për pak s’e kapën
Kryetarin e shtetit.
Nuk i shkoi mendja
Aleksandër Vuçiqit,
Se mund të thumbohet
Me gjemba të iriqit.
Kjo seancë plenare
Do të mbahet mend,
Për disa fjalime
Dhe një incident!
Deri sa Kamberi
Fliste për pakica,
U ngrit Zukorliqi
Kërkon Zajednica!
Për boshnjakë e goranë
Si dhe për ashkali,
Që s’janë t’përfaqësuar
Në këtë Qeveri.
Tani kjo Kosova
Nëna jonë kreshnike,
Do t’ketë Zajednica
Mbi baza etnike.
S’është çudi dhe romët
Nesër me kësmet,
T’kërkojnë Zajednicë
Me ligjet në shtet.
Si po ecin punët
Rreth këtij dialogu,
Do t’na ndritin f’tyrat
Sikur lule shtogu!