Unë biri yt
T'a njoh historinë
Nga t'erdhi emri
Karvansari
Nga një rrugë
Aty pranë
Kur fillove ti
Për herë t'parë
Për t'ngreh shtat
Nga një familje
Me gjashtë vëllëzer
Për tu bërë fshat.
Vendlindja ime
Unë bëri yt
Ta di Rapsodin e parë
Ramadan Hajdarin
Me lautë
Iu këndonte kreshnikëve
Këngë epike legendare
N'fushat
Dhe lugjet
E dikurshme t'Kosovës
Kur vringëllonin shpatat
N'luftra t'përgjakshme
Pët t'mbrojtur
Nderin e nënlokës
Nga hordhitë
Barbare sllave
T'asaj kohe
T'cilat kishin
Ardhur n"Ballkan
Nga Karpatet
Për t'i zaptuar tokat.
Dhe malet e shqiptarëve.
Vendlindja ime
T'i njoh edhe
Rapsodet tjerë
T'mrekullueshëm
Dervish Sadrinë
Dhe Destan Fazlin
Kënga malësore e tyre
Jo vetëm që dëgjohej larg
Por jepte kumtin
Se n'vendlindjen time
Jetonte një popull
Iliro Dardan
Tremijë vjet më parë
Se të vinte n"Ballkan
Fisi barbar serbo-sllav.
Vendlindja ime
Unë biri yt
Edhe pse sot
Jam largë
T' i di edhe shumë vujtje
Etje dhe suksese
Por kësaj radhe
Po e lë me kaq
Për t'i thënë
Një ditë tjetër
N'mënyrë edhe m'a t'vecantë
Për ta shfletuar historinë tënde
Ashtu sic vërtet ti e meriton.