Çdo natë kur mbyll sytë të fle
Çdo ditë kur hap sytë në mëngjes
Jetoj me krenarinë për Ty, MAMË
E s'do t'pushoj së luturi për Ty derisa t'vdes!
Sa agime më gjetën zgjuar
Sa netë shkuan pa gjumë në sy
Sa mishi me thua të ndiej afër
Në kujtimet e në lutjet për Ty!
Edhe kur dita nis të erret
Edhe kur dielli arrin në zenit
Të mbaj gjithmonë në zemër
Çdo orë, pa pushim përditë!