Asenga: E di çfarë, Dani? Ke ndenjur katër orë këtu dhe nuk ke derdhur asnjë pikë loti për vajzat e tua! Asnjë!
Dani: (nervozohet) Nuk e di çfarë doni t’ju them? Nuk është se nuk i dua fëmijët e mi!
Asenga: Thjesht, ma shpjego qartë e mirë gjendjen. Nëse unë humb fëmijët e mi në supermarket, qoftë edhe për një minutë, unë jam në panik. Por ti ama, nuk je aspak në panik!
Dani: Edhe unë jam në panik! (i nervozuar)
Asenga: (ndërhyn) Mirë. Po më thua që ke pasur biseda emocionale me gruan tënde dhe nuk ke qarë asnjëherë, as për vajzat e tua?!
Dani: Kam nevojë t’i gjej! Vajzat janë jeta ime!
Asenga: (duke shpalosur dhe kthyer fotografitë mbarë) Atëherë, na ndihmo që t’i gjejmë! Shikoji, Dani! (Pauzë.
Dani i shikon, mban kokën teposhtë) A u ke bërë gjë Anablës dhe vajzave?
Dani: Jo! Çfarë...?
Pjese nga tragjedia "Thyerja" e Ilir Muharremit.