Eca,
rrugës të pa rrugë
Dhe,
gjeta zemrën përmbi gur!
E gdhenda gurin
e,
bëra vënd
që zemrën mos të ma trëmbë.
Shtegut,
ku dielli lind ,
gjeta llavë që të përpin!
Shkujdesur,
doja të hap pak sytë,
E,
më verboi, më la pa udhë!
Befas
një gjethe më ra mbi sup
edhe,
më pëshpëriti butë…..
“Mos e lër Zemrën mbi gur”