Është magji të kuptosh atë
Ajo flet me gjuhën më të rrallë të kohës
Në atë të komplikuarën dhe te pazbërthyeshmen
Është fat për atë që e mësoi
Dhe magjinë kush e kuptoi...
Unë shpesh me të këmbej mendime
Eshtë ajo e preferuara ime
Jo çdo herë më jep mendim
Dhe nuk lodhet për shpjegim
E sa herë me mirësi I lutem
të më bëje shoqëri kur ndiej zhurmën...
E ketë gjuhë kush di të flas
Ata që se dinë i kap inati
Është magjike si fillim
të flasësh me të është shpërblim
Të flet ëmbël e me besim
Me të ke gjithmonë shpëtim
GRIMCË LUMTURIE
Të gjithë ëndërrojnë lumturinë
Ku të jetë fshehur vallë,
Në këtë botë të acartë
Për të kudo do të ndez zjarr.
Përse pranë zemrës s'e kemi
Atë që dashurojmë në jetë
Një grimcë lumturie ne jemi
Për atë që na do vërtetë.
Vetëm zemrat e bleruara
Jetën ta bëjnë pranverë
Retë e zeza të stuhisë
Në ditë të bukura na I kthejnë.
Shi ,dëborë edhe stuhi
Rreth e rrotull shkatërron
Zemër e vogël Diell që mban
Kur vërtetë dashuron.
Do rrënoje ditë tmerri
Do krijojë lumturinë
Me dritë të artë ylberi
Do ndriçojë dashurinë.