Në prag të stinës
një një cep të Prishtinës
ëndërr syri në ninëz
Rreze dielli vallë
seç e nxit një mall
shi i ndrydhur nën qepallë
Shpresa në teh thike
në vorbullën e një prite
nxito hapin mike
Nën lëkurë mërgimi
fjalë e dhënë trimi
llullë e ndezur tymi
dridhjet e zemres
dridhjet e zemres nuk jane cingerime telefoni
as dallge te dalldisura e te rrembyera mbi lume
nuk jane as kenge-rapsodi manjetofoni
nuk jane as endrra mengjesi enderruar ne gjume
dridhjet e zemres jane me shume ngjyra
here fiken here ndizen si semafori
krijuar jane bio nga vete natyra
rrahjet e tyre i ndien vetem kraharori...
Mashtrim i stisur
të mos ndodhte ai takim
do të zgjaste ëndërr e nisur
në ag muzgu në muzg agim
do të gjelbëronte mashtrim i stisur…