Pal Engjëlli këshilltar dhe sekretar i shtetit të Arbërit nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit,ishte i biri i Andrea Engjëllit, një arbëror “shumë i ditur, me gjenialitetin më të lartë, i talentuar në krijimtari artistike,me njohuri të larta në fushën e shkrimeve të shenjta dhe humane.
Ai ishte njeri me peshë e sjellje të lavdrushme dhe një atdhetar e besimtar i zjarrtë.“
Është po ky Pal Engjëlli që na e la i pari formulën e Pagëzimit në gjuhën arbërore në vitin 1462.
Kryembreti ynë arbëror Gjergj Kastrioti për shkak të dijes së tij të lartë e të modestisë dhe adhurimit të jetës, e vlerësoi atë në integritetin më të lartë, dhe e mori afër vetes si këshilltar dhe sekretar i shtetit të Arbërit. [Gjon Keka]