Këngët me motive shqiptare dhuruan shumë emocione për audiencën berlineze.
Performanca e Siparantum Choir nga Peja në Filharmoninë e Berlinit, përmes koncertit "Nga Bjeshkët", kaloi nëpër zhanre të shumta.
'Ata performuan laramani vepra të periudhave të ndryshme solistike, që nga muzika e renesancës deri tek muzika bashkëkohore, përfshi vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë.
Koncerti u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe CHORALSPACE - International Academy for Choral Arts në prag të festimit të përvjetorit të 15-të Pavarësisë së Republikës së Kosovës", njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.