Vrapojnë zemrat e dashuruara
Drejt njëra-tjetrës si në garë
Me fjalë mjalti të ngarkuara.
Në Ditën Shenjt s’rrinë pa u parë!
Sytë vështrimet xixëllues,
Nën qerpikë si tehe shpate,
Si rreze dielli flakërues
I kryqëzojnë të gjejnë paqe.
Ndezur prush buzët takohen
nxehta puthje dhurojnë e marrin.
Faqe e gushë butë ledhatohen,
të ndezur brenda zjarrin.
Dallgët e shpirtit trazuar, det
Bëhen valë të shtruara, vaj.
Thuren ëndërra me krahë, me flet
Që rrugët e jetës pushtojnë pastaj.
Dashuria jote “Shën Valentin”!
Dashurinë, Shën Valentin
E dhurove të pastër, pa baltë!
E ndezur, e kuqe, rubin...
E jotja Dashuri e Kristaltë!
E bekove, ledhatove, vadite
Pemën që fryte nxjerr
shekuj, dekada e vite.
Urrejtjen dërgove në Ferr!
E ngjize prej zemre e shpirti,
Ligësisë nuk i le vend.
Ajo, qiellor të ngriti,
Dashuria të bëri Shenjt!