"Çfarë (çka) me hangër
për ditën e Shën Valentin
o Nastradin Aga?"
E pyeti njëherë gruaja e vet
Nastradin Hoxhen.:
Çka ke hangër vjet
do hanë edhe sivjet
iu gjegj Nastradini
i cili në emër
të Shë Valentinit
ia nxorri gruas së tij
tre çuna dhe tre goca
nga barku.
Të lindësh thonë se
është hyjni
të jetosh është luftë
të luftosh është heriozëm
sakrificë....
Të dashurosh është art
Ndërsa,
të jetosh dhe vdisësh
për dashurinë
si Shë Valentin
është poezi.
"Në dashuri kemi lindur
dhe jemi krijuar
në dashuri do rritëmi
dhe shkëlqejmë..."
tha dikur Schieleri.
E kishte mendjen
tek Shën Valentini.