Ditën e parë Kosovë
Pyeta me padurim,
Për Ditëlindjen tënde
Çështë gjithë ky gëzim.
Jemi gjithë t’gëzuar thë,
Si as ndonjëherë kurrë,
Sikur ndjejë diçka brenda
Një rrëqethje nën lëkurë.
Të pyeta edhe njëherë
Me kureshtje pa hezitim,
Çfarë ngjyre muar qielli
Rreth teje në promovim.
Ishte errësirë thë,
Me shi e rrëbesh
Por një rreze dielli
Shëndriti n’mes nesh.