Pavarësia
Kur Kosova u mëvetësua
Me të shtrenjtën pavarësi,
Midis dimrit me furtunë
Shpërthen gëzimi pa kufi!
Erdhën shqipet në Prishtinë
Si nga toka e nga qielli,
Të festojnë të bashkuar
Me buzëqeshjen, rreze dielli.
Vitet rrodhën varg e vi
15 vjet Kosova shtet,
Me urimet pandërprerë
Gëzuar, qofshi përjetë!
Për kaq vjet pavarësi
Ku na mbeti demarkacioni,
Me liberalizimin e vizave
Nepotizmin e korrupsionin?!
Na ka mbetur vetëm mangu
E ashtuquajtura “Zajednicë”,
Për t’u ngulur me nder jush
Me atë shkopin n’prapanicë!
Me merakun s’po na njohin
Kjo Serbia me disa shtete…
Po a njihemi ne shqiptarët
Pikë së pari midis vete?!
Nuk arriti nëna jonë
Me të lumen shtetësinë,
Ta ndërtoj autostradën
Për t’u lidhur me Luginë.
Meqë kemi festë të madhe
T’i lëmë anësh çdo kritikë,
Rroftë e qoftë pavarësia
Me Kosovën Republikë!