Sot më 18 shkurt 2023 doli në dritë vëllimi poetik vëllimin ,,Brenda shpirtit tim je Erna’’,libri i pestë i poetes të talentuar ,e cila ketë vëllim poetik ia dedikoj kryesisht engjëllushës së saj Ernes,që në ketë ditë edhe e ka përvjetorin e shkurjes në amshim.
Duke lexuar vëllimin ,,Brenda shpirtit tim je Erna’’ na vie në mendje një mendim i drejtë i Lasgush Poradecit,i cili thotë; -Edhe shkrimtarët më të mëdhenjë botëror një dhembje i ka shque të ngritën në majat e Olimpit. Andaj këtë ngjashmëri e hasim tek kjo krijuese,së cilës plaga e humbjes se bijës,Ernës, iu bë çdo ditë e më shumë dhembje ,ku përmes artit poetik mundohet ta qetëson veten,edhe pse vetëm shpirti i saj e ndjen ikjen e Ernës në kohën ma të bukur të lumturisë së saj.Kur pritej ta vesh fustanin e nusërisë,dhe kush e priste shkuarjen e saj në amshim,askush. Kështu nëtët iu bënë ditë krijueses Remzie Rexhbogaj, duke qenë e pamundur ta fsheh dhembjen dhe ligjëron-
Edhe këtë herë
E mbytur në dhembje
Po kthehem atje
Ku të kam lindur e rritur
Erna Ty
Në tokën dardane
Ta lë trupin tënd
Këtu ku ishte dëshira jote
Të pushoje në përjetësi
Po kthehem e trishtuar
Nga malli
Kur shpirti im ndjen
Për Ty
Që s’munda ta shuaj
Për të vazhduar përmes vargjeve dhembjen për Ernën
Sado që në gurin e mermerit
Ta putha fotografinë tënde
Po kthehem gjysmë e verbuar
Nga lotët që më rrjedhin
Kur shikoja sytë tuaj
Që në heshtje më vështronin
Dhe unë po t'i shikoja
Aty po të lë Ty në vetmi
Po kthehem, po kthehem, po kthehem
Poezia “Po kthehem’’
Lumturinë e jetës ma more! Shprehet shkrimtarja e vargjeve që dhembin dhe sikur nuk dinë nëse ka ndonjëherë shërim.Apo shërimin e gjen pikërisht duke kujtue dhe fuqizue bukurinë e Ernës, inteligjencën e saj dhe karakterin të padjallëzuar që kishte kjo vajzë.Sepse i kishte trashëgue këto tipare të pastërta njërëzore nga dy prindërit mjaft të ndershëm,Remzie dhe Ramiz Rexhbogaj. Sërish ndihet dhe përjetohet fuqia e një nënë për të bukurën e saj-
Ti jeta ime mizore
lumturinë e jetës ma more
Më le me kujtime në këtë jetë
Si zog pa krihë në hapësirë kam mbetë
Ti jeta ime e pa drejtë
Buzëqeshjen nga fytyra ma largove
Ernën që të mos e shoh kurrë më
Në këtë botë
Gëzim në zemër time
Sikur s`më ke lënë
Kur nuk e dëgjoj Ernën
Të më thërret oj nënë.
Poezia ’’Jeta ime e padrejtë’’
Se madhështia e Ernës shquhej në të gjitha sferat e jetës, si në mësim, tek shoqëria e shkollës, në sjellje. Andaj është vështirë të përshkruan më pak fjalë se çfarë ishte Erna në këtë jetë dhe nëna i ligjëron me krenari së në këtë botë ke lënë shumë-
Udhëtimi i jetës qenka i vështirë
Shumë sprova të rënda
E pak për të mirë
Por Ti Engjëllusha ime
Për jetë e mot
Gjurmë mirësie ke lënë në këtë botë.
Po aty- Poezia’’Jeta ime e padrejtë’’
Derisa tek poetët tjerë vargjet e tyre i kanë heronjtë e tyre apo në një farë mënyre kanë imagjinatën krijuese,në këtë vëllim poetik nuk është vështirë me e dallue përsonazhin e këtyre vargjeve.Ajo është Erna, kryepersonazhi i vetëm me të cilën poetja jeton me kujtimet e saj si një formë e veçantë e rrëfimit poetik. Ç`farë mund të thuhet më tepër përpos që t`i mbetet lexuesit të mrekullueshëm që të hy në botën e autores Rexhbogaj.Duke komunikue drejtpërdrejtë me poezitë e një niveli të lartë, duke gjetur veten kush më pak e kush më shumë, në tërë këtë rrugëtim që ka ecur poetja. Dhe e cila na ka lënë edhe mesazhe të një fuqie të lartë hyjnore ,dhe apel për vetëdijesimin e shoqërisë në përgjithësi.Se vetëm fuqia mbinatyrore qenka e përjetshme dhe ligjëron- Të bëj luftë për këtë jetë edhe sa më ka mbetur!
Pra është vështirë më u pajtue me ikjen e Ernës dhe shprehet-
Më duhet me shpirtin
Të bëj luftë për këtë jetë
Edhe sa më ka mbetur
Deri në fund që të ngrehem zvarrë
E barra sa vjen e rëndohet
Si vullkan zjarri
Zemrën
Ma përfshin dhembje e madhe
E mbushur plot mall.
Poezia “Lufta ime’’
Sepse për Ernën thotë- Mbetësh gjithmonë legjendë mbi këtë dhe!
Ti hyneshë
Që ke zënë vend
Lartë në qiellin blu
Si rreze dielli
Qëndron mbi re
Në zemrën e mamit
Dhe në kujtesën e njerëzimit
Mbetësh gjithmonë
Legjendë mbi këtë dhe.
Poezia “Hyjneshë’’
Duke përfundue këtë shkrim përkitazi me vëllimin në fjalë dhe duke i lënë lexuesit hapësirë leximi dhe komentimi, uroj që dhembja që e ka shoqërue penën e poetes Remzie Rexhbogaj, të gjejnë një ditë qetësi shpirtërore, edhe pse e pamundur të gjen përpos në muzën e saj shpirtërore.