(Ata sy, që mi ke ti;
të bukur magjie e dashurie...)
Moj e mira në këtë çarshi
Që rrimë pran njeri-tjetrit, karshi, karshi
Ti që mi ke ata sy , të bukur e të zi
Je ndër ma të mirat në shtatë na hi…
Mi ke të kuqe faqet, porsi mollë
Mi ke të ëmbla buzët, si qershia
Ma ke trupin tënd të gjatë, si një Selvi
Belin shumë të hollë, si një Perri
Mi ke sytë magjeps, të njëjtë porsi valët
që më ngjasojnë si ngjyrat e detit
Më je krejt si një zambak e një hyri
Si të ishe ti moj me të veçantën magji
e bija e ndonjë princi, ose ndonjë mbretit
Ma ke gojën e mirë, të vogël si kuti
Mi ke dhëmbët të bardhë, si bora
E zgjuar, e zonja, e vet vetit, dhe e vet shtetit
Bjeri më thoshe e të thosha shpeshherë
Heu të tu me praroftë mendja e ndritur
Të lumtë shpirti, zemra, të lumtë edhe dora!
Derisa ishim së bashku në një shkollë
Seç na lindi e na u shfaq, kjo dashuria jonë…
Ma kishe trupin e belin, porsi një bajrak
Me flokët tuaja bionde, sikur të ishe si një zambak
Dhe si mëndafshi i bardhë e më i mirë
Të lëshuara ato ngjyrë ari, në krih e shpinë...
Mi ke gjokset të bukur, dhe nga pak si të fryra
nënë këmishën tënde të bardhë edhe të zbërthyera
Të mira bash ngjashëm, si vet kjo natyra…
Më ngjason në artin e Pika sos me shumë ngjyra…
Ngjashëm në Mona Lizën të pikturuar mrekullueshëm
Ku gjithmonë bëhet se të shikon e flet me ty, ajo e lira
të shkëlqen trupi ty, ku i qeshet e gjithë fytyra
Moj e bukura mbretëreshë, e luaneshë, mori
Më je ti më e mençura, dhe më e mira!
Prandaj, kështu siç ndjehemi e siç jemi
Ta ruajmë, nderojmë, duam dhe ta çmojmë, njeri-tjetrin
Me dashurin e njëtrajtshme, unë për ty- e ti për mua...
Ngase më hipnotizon, kur më shikon,dhe druaj që më verbon!
Më përvëlon e më shiton, kur më donë e respekton
Dhe përsëri më mban gjallë në jetë!...
Me ata sy tu, si një shqiponjë, je e vërteta zonjë
Kur përsëri ti më shijon, dashuron e provon...
Bashkë jemi një komplet- uni kate; ti–unë vet
shpirtin, mendjen e zemrën tënde-timen na i shëron!