Në mes të qytetit
Në një pallat me gur
E kisha shtëpinë
Që s`e harrova kurrë
Dera rrinte hapur
Për miq e mysafirë
E nëna gjithmonë thoshte
Ardhëshi veç për të mirë
Goja e saj e ëmbël
Nën me shumë fëmijë
Zemrën e saj të madhe
E njohen pleq e të ri
Sa bukur kur mblidheshim
Të gjithë ne një shtëpi
Loznim e qeshnim së bashku
Me plot buzëqeshje e dashuri
Rrinim pa merak
Vinin e iknin njerëz
Dera rrinte hapur
S'kish nevojë për çelës.