Përse më ndjek pas kudo
Të dukëm errësirë
Kur e di me dritë së drita jam
E di
në valët e detit shfaqesh
Të ikë nga ti kam
Por kur ndoshta nuk e di
Horizontin ke përqafuar fuqishëm
Dhe nuk më lë të të ik dot
Hija ime a të them qofshë bekuar
Si s`më le të qetë asnjë ditë
As edhe sot
Besimi ka kohë që nuk ke
Kur çdo hapë pas më vjen
Apo veç kur qiellin e mbulojnë retë
Ti të qetë atëherë ndoshta pak më le.
Por së si edhe ngjajmë mes vete
jemi të vetmet që nuk dorëzohemi
Që nuk heq dorë asnjehere nga unë
Edhe pse të mërzis
Ti vërtetë nuk largohesh
Hija ime bashkë çdo kund