Shkurti
Shkurti na erdhi
Më herët sivjet,
Duke na joshur
Jetën me siklet.
Sa nga tërmetet
Që dridhen si teli,
Po aq nga peshqit
Kur bien nga qielli.
Pastaj të tjerat
Probleme shoqërore,
Rreth dialogut
Që s’shkon për dore.
Na kujtohet shkurti
Mos i qofshim falë,
Kur kërkonte ndihmë
Sikur në përrallë.
“Mars ore vëlla
M’i jep tri ditë hua,
Ta miti plakin e plakën
Me çka ka…!”
Me një borë të madhe
Ngjallen lemeritë:
- Dimër e hidhërim
Ngopemi për një ditë!
Kështu e ka jeta
Të dashur miq,
Kur hip në plep
E kërkon fiq.
Mos u gëzoni shumë
Për shKurtin që shkon,
Vjen marsi me rend:
Aasociacion-korrupsion.