Zogjtë udhëve t’largëta
Me flatra të metalta,
Nxitojnë si të dehur
Nëpër xhamin e thyer.
Atje largë tej oqeaneve
Ëndërrat çepën gjithë natën,
Në shportat plot brenga
Ku e zë prenë marimana.
I huaj duket prania e jote
Sikur ndonjë vegël koti,
Frymon me qenjën tënde
E çmallesh me një pikë loti.
Me një kokërr urate
I përgjum sytë e lodhur,
Në ëndërr si i verbëri
Thur këngë pa melodi.
Zogjtë me flatra t’metalta
Fluturojnë udhëve të largëta,
Ku djersa derdhët si shkumë deti
Një grusht dhe, gjithherë me veti.