(Kushtuar simbolit të rezistencës, Disidentit të Dardanisë, Adem Demaçit!)
Për t’shu dritën dy krenorë, vepruan shkit me bashkëpunëtorë! Mos t’ketë mundësi tregoi t’vërtetën, n’çvend arbërorët e kishin jetën!
Pavarësisht që ishte n’terr,
ndriçoi trimi si ylber!
E bartën nëpër burgje t’rënda,
shpirti i shqipes buroi nga mbrënda!
Dha kushtrimin për mbijetesë,
për liri t’bëhet qëndresë!
Qëndresa e tij u dëgjua n’Evropë,
liri populli për t’u ngopë!
Emri i t’parit njerëzisë,
fara e tij e pallazgjisë!
Për disidentin nga Dardania,
dëgjuar kishin tërë njerëzia!
Universi n’përjetësi,
mbetet n’shpirtëra që duan liri!