Ti prijëse e stinëve t' motit
që freskinë në shpirt na e sjell
begati e zemrave tona
bukuri që sytë t'i merr!
Në ty zogu ia thotë kengës
ne ty humbet rrugë trishtimi
në ty kopshti zbukurohet
e poeti gjen frymëzimin!
Zili të kanë shoqet tjera
dimri, vjeshta por dhe vera
ca na ngrijnë ca na përvëlojnë
veç ti shpirtin na e qetëson!
Por ç'po ngjet pranvere me ty
qe na erdhe e trishtuar
të sulmuan ca të pabesë
me virusin e mallkuar!
S'u ndje fare ne degë bilbili
s' çeli fletët trëndafili,
as nuk doli bujku në arë
as nuk mori mesuesi ditar!
As nuk u gezua nënë e shkretë
që n' ty femiun përher pret
nga gurbeti qe t'i shkoj
mallin e zemres t'a lehtësoj!
Lutemi për ty, ti lutu për ne
t'na vish si përhera ashtu siç di ti,
e mbushur plot jetë e me begati
se jeta nuk buzeqesh, po s' buzeqeshe ti!
FALMA PAK DASHURI
Falma një buzëqeshje
të bukur si dielli
dhe mua me jep krahë
t'i vie rrotull qiellit!
Falma një shikim
të syrit shigjetë
dhe magjishëm më bën
ta adhuroj këtë jetë!
Falma, një nga ato fjalë t'bukura
që veç ti din t'i fletë
falma, mos ma kurse
kam një jetë qe po e pres!
MALL
Ky malli im flet
flet e bërtet,
ky malli për ty
her mal, her det!
Vallë si s' ka fuqi
gjithe ky mall i flaktë
të paktën për pak çaste
të të sjell ty pranë?!
T' paktën veç një përqafim
ta kisha dhuruar,
e mirësia jote
t' më kishte bekuar!