Kush je ti?

Kultura

Kush je ti?

Nga: Fitore Haklaj Më: 3 mars 2023 Në ora: 09:47
Autorja Fitore Haklaj

Kush je ti që troket në gjumin tim

Më zgjon e trondit ëndrrën e filluar

Kush je ti që me quajte zanë

E krahët në dysh një ditë m`i ndave

Je ti rreze që mbete mbas mjegullës

Apo je ajo hija që po më ndjek pa ndalë

Nuk di mos je era qe e prish flokun tim

Jo, ju jeni dora që lotin ma le të thahet

Ti pluhur i viteve të trazuara

Je ngjitur në lëkurën e trupit tim

Rrugës se gjatë më shoqërove

Je ti ai që sa shumë herë më lëndove

Kush je ti që kurr nuk të njoha sa duhet

M`u duke një mollë e harruar në një degë

Deshta të shijoj e mos t'hargjoj kurrë

Por ti mollë më kalbe ngadalë mua

Kush je ti që më lexove në shpirt

I përmbyse e i djege të gjitha dëshirat

Ashtu sikur edhe një jetë të ma dhuroje

Nuk do kthehëm kurr ëashtu siç isha.

03.03.2023

F.H

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat