toka ka zjarrë
qielli flakë
deti valë...
Njeriu pa truall
burri pa grua
gruaja pa burrë
dashuria pa shtrat
jeta pa djep
tani e me shumë se
18O mijë vjet
në tokën e Zotit.
Në Romë...
ata sy të bukur
dhe profetik
të Lavines dhe
Rea Silvisë
ia shuajnë
etjen e madhe
qytetit të diellit.
Dikund me largë
hiri dhe pluhuri
i Pompejit të bukur
të mbretit Sulo
dhe Kornelisë
së konzujve ose
patrikëve romak
i dogji dhe mori
me veti
llava e madhe
eruptive ose
vullkanike!
Në Veronë...
fjalët dhe
amanetët
e pathëna
të Romeot
dhe Xhulietës
puthjet e harruara
në maja të gjuhës.
Në Olimp...
zotërat e Greqisë
dhe perenditë
e tij...
Zeusi
Aresi
Herkulesi
Posejdoni
Athina
Hera
Olimpia...
Në Rodos
Afërdita
Psiha dhe
Erosi.
Në Trojë...
Elena
Akili
Hektori
Eneu
e Dardanosi.
Në Tiranë
e Prishtinë
pasardhësit
e tyre...
thonë se
i vrasin ose
dhunojnë gratë
edhe me erë
parfumi
desodoranti
dhe buqeta lulesh!
Le të thuhet
edhe kjo
për 8 Mars.
(ASh)